Dhimbje e gëzim: Sot martohet djali i Jakup Krasniqit, ky i fundit gjendet në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi martohet sot.

Lajmin e ka bërë të ditur U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku shkruan “Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”.

Kujtojmë se ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte.

Lexo edhe:  Të ndarë edhe në stadium, Edi Rama e Albin Kurti larg njëri-tjetrit në “Air Albania”