Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit.

Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime.

“Bash ku jemi ne, në ato prona bëhet prerje ilegale e drunjve”, thotë 28-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit.

Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

 

 

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi dhe kërcënoi dy persona në një parking në Prishtinë