Aksident i rëndë trafiku afër konvikteve, personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt

Dy vetura janë ndeshur mes veti ku sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e IndeksOnline vërehen dëme të mëdha materiale.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë dy autoambulanca dhe policia e trafikut të cilët po merren me rastin.

Personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt duke marrë ndihmën e parë ndërsa qarkullimi i automjeteve në drejtim të rrugës ‘Agim Ramadani’ është i pamundur të zhvillohet aktualisht.

IndeksOnline ka pyetur zyrën për informim në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Lexo edhe:  Dalin emrat e banorëve të parë të Big Brother VIP Albania 3