Kuvendi në seancën e natës, Haxhiu e Nagavci ‘shijuan’ pak jetën e natës me muzikë live
Në Kuvendin e Kosovës mbrëmë është mbajtur seanca plenare ku u diskutua për dialogun me Serbinë.
Seanca kishte nisur nga ora 22:00, ashtu siç kërkoi vet kryeministri, Albin Kurti. Por kjo kërkesë nuk ishte duke u përfillur nga dy ministret e tij, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nga pamjet e publikuara shihet se Haxhiu dhe Nagavci, po argëtoheshin pak në “Ministrinë e Kënaqësisë”, siç njihet njëri nga lokalet e natës në kryeqytet.