Pas tre ditësh pajtohen Kiara dhe Luizi

Pas tre ditësh të zënë Kiara dhe Luizi kanë diskutuar gjatë dhe kanë vendosur ta rregullojnë marrëdhënien e tyre. Ka qenë Luizi që është munduar disa herë të afrohet dhe ka kërkuar disa herë falje. Sot ata kanë qëndruar vetëm, pa asnjë rreth e rrotull dhe janë shprehur lirshëm për gjithçka ndodhi.

Ai ka premtuar se kurrë më nuk ka për të ndodhur ajo që ndodhi e madje tashmë do tregohet shumë më i kujdesshëm edhe me fjalët për shkak të ultimatumit të vënë nga Vëllai i madh. Kiara nga ana tjetër pranoi faljen dhe i tha se ajo e di sa i mirë është dhe çfarë ka në zemër, pavarësisht se ai para të tjerëve do të nxjerrë anën tjetër. Diskutimi i tyre u mbyll me përqafime e puthje.

Lexo edhe:  Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” – 4 të lënduar