32-vjeçari i dehur shkakton aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot, në rrugën Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në fshatin Livoq i Epërm.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili po ashtu njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga njëri prej shoferëve, i cili ka bërë lëvizje të pakujdesshme për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që gjendja e të lënduarve është stabile.

Lexo edhe:  Naim Murseli në gjykatë: S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar