Vdes mësuesja mitrovicase Fatime Pllana, serbët ia vranë dy djemtë dhe dy familjarë tjerë

Ka vdekur ish mësueja mitrovicase, Fatime Gashi Pllana.

Të ndjerës gjatë luftës ia vranë dy djemtë, dhëndrin dhe burrin e motrës, shkruan Jepi zë.

Mësuesja mitrovicase në një prononcim në media kishte akuzuar Oliver Ivanoviqit si urdhërdhënës në vrasjen e djemëve të saj.

Ish mësimdhënësja në shkollën “Abdullah Shabani” kishe treguar se e vuan shumë se pse nuk u shkoi pas dy djemve të saj, në ditën kur ushtria paramilitare serbe i rreshtonte pranë një muri në lagje, para se t’i vriste, shkruan Jepi zë.

Varrimi i të ndjerés bëhet sot (e enjte), më 02.03.2023, me namaz të Ikindisë (15:00), në varrezat e qytetit në Shipol./ Jepi zë

Lexo edhe:  Prokuroria kërkon konfiskimin e 90% të pasurisë së Burdushit