41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se 41 oficerë të FSK-së janë certifikuar si liderë ushtarak.
‘’Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë’’, ka shkruar ai.
Me tutje ai tregoj se programi mësimor i Kursit të Liderit Ushtarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Njoftimi i plotë:
Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë
Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!