Pjesëtarët e FSK-së ngjiten në Kilimangjaro

 

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimangjaro, në majët më të larta në kontinentin Afrikan me lartësi prej 5895 metrash.

Pjesë e kësaj ekspedite që filloj me 16 shkurt janë katër pjestëtarë të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët së bashku me Klubin Alpin Prishtina arriten të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese.

Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e deshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre pfotesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë.

Lexo edhe:  Sondazhi i IRI: Serbia, kërcënimi më i madh për Kosovën, përgjegjëse për tensionet e fundit