Një burrë raporton se në një gropë të mbushur me ujë në Pejë është një trup njeriu, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Pejë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një burrë ka raportuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë 2-3 metra, është një trup njeriu

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport

Lexo edhe:  Policia jep detaje për helmimin e nxënësve në Mitrovicë