2053 euro në formë monedhash të falsifikuara deponohen në bankë

Në një bankë janë deponuar 2053 euro në formë të monedhave, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ato janë raportuar në polici, nga zyrtari i bankës përkatëse, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, ato janë deponuar brenda një intervali tre mujor.

Rasti është nën hetime dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-01.03.2024 – 08:00-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime

Lexo edhe:  Nxënësi kapadai i hyn dajak arsimtarit në shkollë, drejtoria thërret Policinë