Tentim vrasje në lokalin “N’Terasë” në Gjilan: 19-vjeçari theret me thikë, dërgohet me urgjencë në spital

Mesditen e sotme në lokalin “N’Terasë” në qytetin e Gjilanit ndodhi një incident që alarmoi qytetarët përreth. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se tentoi ta vras një 19-vjeçar në mënyrë tinëzare, duke e goditur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është therur me thikë në shpinë nga i dyshuari dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka është dërguar për trajtim mjekësor.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari për këtë rast është B.K, 22-vjeçar, i cili e ka sulmuar viktimën papritmas me thikë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Motivet e rastit janë akoma të panjohura, por ajo që dihet është se pasi Policia ka intervenuar, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  “Kërkohet ndërhyrja me helikopter” – Si dyshohet se humbi jetën alpinisti kosovar në Valbonë?