Ramush Haradinaj: Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut

Pas Albin Kurtit edhe Ramush Haradinaj ka vizituar policin e plagosur në Veri.

Kryetari i AAK-së i ka uruar shërim të shpejtë policit, Ekren Neziri, shkruan Jepi zë.

Haradinaj ka falenderuar edhe stafin shëndetësor për kujdesin e treguar ndaj zyrtarit policor.

Postimi i plotë:

Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.

Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë.
Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!

Lexo edhe:  Familjet e prekura nga vërshimet ndihmohen nga Komuna e Mitrovicës me nga 2500 euro