Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe që te tre janë nisur për në QKUK dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se dyshohet se janë plagosur tre persona dhe akoma nuk dihen detajet e tjera.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Lexo edhe:  Hajnat thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Istog, vjedhin një armë zjarri