Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm

Klodian Çalamani, monstra i Fierit, është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit Mateo, ngjarje e ndodhur më 16 Nëntor 2021.

Gjykata e Fierit e shpalli fajtor Çalamanin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur, kjo për shkak se autori kishte abuzuar seksualisht me 8-vjeçarin para se t’i merrte jetën dhe ta groposte në oborrin e banesës së tij.

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë në Librazhd, i mituri mbytet në lumë