Gruaja në Gjakovë në hall nga kunati i saj, 44-vjeçari i vërsulet ta sulmojë fizikisht

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar kunatën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 43-vjeçarja ka deklaruar se tash e një kohë ka telashe me kunatin e saj, për të cilin thotë se çdo ditë bën sjellje agresive ndaj saj.

Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ku gjatë kohës që viktima po merre disa dru në oborrin e saj, 44-vjeçari dyshohet se ka tentuar ta sulmojë, mirëpo gruaja ka ikur dhe ka shpëtuar pa u goditur.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Sulm’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Dimri erdhi, meteorologët tregojnë motin për sot