Pamje të frikshme, momenti kur rrokulliset një veturë në Lupq të Podujevës

Një veturë është rrokullisur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.

Indeksonline ka siguruar momentin kur vetura humbet kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës me katër rrotë përpjetë.

Shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.

Shoferi që ndodhej i vetëm në veturë është nxjerrur nga kalimtarët pas aksidentit dhe gjendja e tij është stabile.

Për VIDEO, klikoni KËTU

Lexo edhe:  Kryhen dy operacione të suksesshme brenda javës në Spitalin e Pejës, largohet tumori i veshkës mbi 14 cm