E dhimbshme: Burri në Turqi pret me foton e gruas pranë gërmadhave, shpreson se do të dalë e gjallë

Cahit Aşkar pret prej ditësh tashmë në rrënojat e banesës ku jetonte me foton e bashkëshortes në dorë.

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, bashkëshortja e tij vijon të jetë nën gërmadha dhe lutja e tij e vetme është që ekipet e shpëtimit ta gjejnë të gjallë.

Mediat atje raportojnë se gruaja e Aşkar-it, i biri 25 vjeç dhe vajza 28 vjeçe u zunë nga gërmadhat e godinës pas tërmetit.

E bija u shpëtua, turpi i pajetë i të birit u nxor, por bashkëshortja rezulton ende e humbur. Natën e tërmetit ai nuk ndodhej në shtëpi dhe tregon se iu deshën dy orë që të mbërrinte.

“Kur mbërrita, pashë ndërtesën dhe u trondita. I telefonoja vazhdimisht fëmijët dhe gruan, por nuk mu përgjigjën. Kështu shkoi dita e parë. Të gjitha makinat e banorëve ishin në rrugë dhe e kuptova që askush nuk mund të dilte,” tregon ai.

Lexo edhe:  Pejë: Tre persona rrahin anketuesin për regjistrim të popullsisë, ky i fundit përfundon në spital