Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të ketë shtim të vranësira të cilat nganjëherë mund të kushtëzojnë riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët. Në viset kodrinore-malore mund të ketë reshje kryesisht të dobëta bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 7 gradë Celsius.

Shtim i konsiderueshëm i vranësirave pritet të ketë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore pastaj edhe në Luginën e Preshevës. Vende-vende, herë pas here priten reshje shiu sidomos orëve të mbrëmjes dhe natës. Në viset kodrinore-malore fjolla bore.

Edhe e mërkura parashihet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurtra kohore me diell si dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu.

Të Enjten ulje e temperaturave dhe reshje lokale shiu e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “I dehur me çaj rusi”, llapjani me veturë futet në një lokal në qendër të Podujevës, në mesnatë