E dhimbshme: Ndahet papritmas nga jeta i riu nga Podujeva
Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Podujevë, ku i riu Veton Nimani nga fshati Revuçë, është ndarë nga jeta papritur.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarë të të ndjerit, të cilët po ashtu kanë njoftuar se Vetoni ishte djali i poetit llapjan, Lumni Nimani.
Ndërkohë, për datën dhe orën e varrimit ende nuk janë dhënë detaje nga familja Nimani.