Olta nuk i ndahet Luizit: Paske qenë i djegur për nuse

“Burgosja” duket se po kalohet me sportivitet nga Olta. Ajo nuk i ka ndalur në asnjë moment ironitë dhe batutat me Luizin.

Olta i tha Luizit se paska qenë duke vdekur për një nuse dhe se dashuria po i prish atij lojën që kishte nisur.

Sipas Luizit, ai nuk ka çfarë të bëjë sepse vërtetë e dashuron atë vajzë, ndërsa Olta i tha se nëse vërtetë është kaq i dashurur me Kiarën, ta marrë për dore dhe të largohet bashkë me të.

Olta komentoi edhe raportin e krijuar mes Bledit dhe Diolës. Sipas saj, mes tyre ka një flirt dhe nëse ata dashurohen do krijohet një situatë e bukur në shtëpi.

Ajo dhe Armaldo thanë të dy njëkohësisht se do ishte bukur nëse krijohet një çift tjetër në shtëpi.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim