LAJMI I FUNDIT: FSK shpëton dy persona të tjerë, 13 dhe 50 vjeç, që u nxorrën të gjallë pas 162 orëve nën rrënoja

Tërmeti i së hënës goditi qytetin turk Kahramanmaras, me një fuqi prej 7.8 ballë ndërsa u përcoll dhe me një tërmet prej 7.5 ballë pas nëntë orësh, duke u shndërruar kështu në fatkeqësinë më të madhe në dekada.

Burimet e Gazetës Nacionale nga ushtarët e FSK-së që gjenden në Turqi, kanë bërë të ditur se gjatë ditës kanë nxjerrë edhe dy persona pas 162 orëve nën rrënoja.

Sipas tyre njëri person është i moshës 13-vjeçare, ndërsa tjetri i moshës 50-vjeçar.

Ditë më parë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

Lexo edhe:  Dreincasi  shkel urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon viktimën femër