E rëndë: Ky është i riu që vdiq sonte në vetaksident në Istog
Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut ka humbur jeten një person.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mësohet se i aksidentuari është Elvis Zogaj nga fshati Kaliqan i komunës së Istogut.