E rëndë: Ky është i riu që vdiq sonte në vetaksident në Istog

Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut ka humbur jeten një person.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Mësohet se i aksidentuari është Elvis Zogaj nga fshati Kaliqan i komunës së Istogut.

Lexo edhe:  Nënkryetari i Sindikatës së Policisë: Në gjysmë të muajit policët nuk e kanë asnjë cent në llogari