Aksident në Koliq të Prishtinës, vetura e Doganës përfundon me katër rrotë përpjetë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në fshatin Koliq të Prishtinës, ku është aksidentuar një veturë e Doganës së Kosovës.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar aksidentin.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.