Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Podujevës, të dyshuarit e maskuar ikin

Mbrëmjen e së hënës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Bradash të Podujevës Gjilanit, ku dy persona po dyshohen se kanë gjuajtur në ajër për motive ende ta panjohura. Rasti është denoncuar nga disa qytetarë, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari ka qenë bashkë me një person, të dy të maskuar kur ka shtënë me armë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një furgon, pa targa. Posa janë dëgjuar të shtënat, dikush ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast një njësi policore intervenoi në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kallashnikovit, që është sekuestruar nga Policia dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Përdorim i armës” dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme