U shkollua në Turqi për tërmete, drenicaku i gatshëm të ndihmojë popullin turk

Arben Nebihu nga Drenica, para 20 vitesh ka ndjekur trajnime në Ankara të Turqisë dhe është certifikuar për raste të termeteve, vershime, zjarre etj.

Ai tani ka shprehur vullnetin dhe dëshiren e tij për ti dalë në ndihmë popullit turk pas termetit të fuqishëm të ndodhur dje, shkruan DrenicaOnline.

Arbeni thotë se të gatshëm për ndihmë janë edhe disa shokë të tij nga Zona e Parë në Skenderaj.

Drenicasi trajnimet në Ankara i kishte ndjekur në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Lexo edhe:  Gjuajtje nga automjeti në lëvizje në Prizren, dorëzohen dy të dyshuarit në polici