26 vite nga rënia e dëshmorëve të parë të UÇK-së Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

Më 31 janar 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Besianët, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim për babain dhe vëllain e asamblistes së LDK’së në Lipjan për shtytje në vetëvrasje