Burri e bën për spital bashkëshorten e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë.

Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Bec i Gjakovës, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se 48-vjeçari i dyshuari pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës dhe të njëjtën më pas e ka dëbuar nga shtëpia.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici. Ajo para hetuesve policorë ka deklaruar se nuk ndjehet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me burrin, prandaj s’është kthyer në shtëpinë e përbashkët.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje

Lexo edhe:  Pasi u lirua nga Specialja, Nasim Haradinaj shkon te varri i babait