LAJMI I FUNDIT: Përleshje mes katër personave në Klinë

Policia njofton se është raportuar për një trahje në Klinë, ku janë përfshirë katër persona.

Njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë në kërkim policor.

“Sheshi Nënë Tereza, Klinë 23.12.2022 – 21:05. Është raportuar për një rrahje në mes të katër personave meshkuj kosovarë, ku si rredhojë një person/viktimë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në kërkim policor”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Sillej me armë në dorë si kapadai, 41 vjeçari nga Ferizaji përfundon në polici