Ishte shtatzënë, detaje nga aksidenti në New York ku vdiq e reja kosovare

Një 23-vjeçare kosovare ka humbur jetën në një aksident trafiku në New York. E ndjera, Adriana Sylmetaj, siç raportohet ishte shtatzënë.

“Adriana Sylmetaj nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York.

Oficerët e gjetën veturën “Dodge Challenger” të bardhë 2021 të ndarë në tre pjesë pas përplasjes. Po ashtu aty e gjetën edhe Sylmetajn. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, tha policia.


Ndërsa Nikeziq pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në Spitalin Universitar Staten Island, Prince’s Bay, në gjendje të qëndrueshme, sipas zëdhënësit të policisë.

Një regjistër i foshnjave në BuyBuy Baby listoi Sylmetajn dhe Nikeziqin si prindër në pritje. Fëmija pritej në prill, sipas faqes së internetit.

Lexo edhe:  Ishte ushtar i UÇK-së, vdes vëllai i 'Sandokanit'