Ky është 30-vjeçari që po dyshohet për sulmin seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj, Policia e arrestoi në vendin e punës

Sonte u arrestua i dyshuari që sulmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare, më 14 korrik, në qytetin e Ferizajt. Ai u kap në vendin e tij të punës, nën dyshimin e bazuar se keqpërdori të miturën, në afërsi të shtëpisë së saj. I dyshuai e pranoi veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas u dërgua në mbajtje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se personi që u arrestua në lidhje më ketë rast është Tefik Dashi, ndaj të cilit Prokuroria ka nxjerrë aktvendim pëpr ndalim prej 48 orësh.

Por si dyshohet se ndodhi ngjaja dhe çka deklaroi i riu në Polici?

Rasti ka ndodhur në orët e mesditës të 14 korrikut, derisa vajza ishte duke u kthyer në shtëpi, kur i dyshuari me motoçikletë kishte kaluar përreth saj, duke e përcjellë kështu në drejtim të shtëpisë. Me të arritur në afërsi të shtëpisë, ai po dyshohet se e ka prekur të miturën në të pasme dhe më pas ishte larguar.

Lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, ai është deklaruar para hetuesve policorë, pasi u shoqërua në stacion, ku e ka pranuar veprën për të cilën po dyshohet me arsyetimin se ka qenë i dehur dhe ka menduar se po e prekë në të pasme një mike të tij.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet për veprën penale “Sulmi seksual”.

Ai u denoncua nga prindërit e viktimës, të cilët bashkë me të bijën shkuan në Polici, ku vajza rrëfeu ngjarjen që i kishte ndodhur.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë rritur rastet e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale, ku viktima më së shumti po janë të miturat.

Lexo edhe:  MeteoBallkan: Bie borë në Rugovë

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.