Trepça identifikon tifozët që kanë hedhur gjësende në parket, i paraqet në polici

Pas instalimit të kamerave në palestër klubi basketbollistik Trepça ka njoftuar se ka identifikuar disa tifozë që kanë hedhur gjësende në parket.

Ndeshja e xhiros së kaluar në Superligën e basketbollit ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës u përcoll me disa trazira.

Takimi u ndalua në fund të çerekut të tretë, për shkak që tifozët e mitrovicasve hodhën gjëra në parket.

Së fundmi vetë klubi publikoi një video ku shihet një tifoz duke bërë atë gjest të pahijshëm, transmeton lajmi.net.

Trepça ka njoftuar se emri i këtij tifozi dhe të tjerëve që bëjnë gjëra të tilla do të dërgohen në polici.

“Pas instalimit të kamerave ne palestren tonë, kemi idenifiku disa përsona qe kan hudhë gjësende në parket. Në videon e mëposhtme është personi i parë i cili ka hudhë në ndeshjen e fundit, qe për klubin është i njoftur me emer dhe mbiemer, por kësaj rradhe nuk po e publikojmë. Emri i përsonit në fjalë dhe të tjerëve do të dërgohet në polici.

Nga tipa të tillë, qe në numër janë shumë pak, klubi po dëmtohet shumë”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.

Lexo edhe:  Tragjike: 22-vjeçari në Malishevë gjendet pa shenja jete, dyshohet se bëri vetëvrasje