Tifozët grekë përkrahën Kosovë, mediumi serb: Tradhti, vëllezër këtë nuk e prisnim

Medium serb e ka cilësuar si tradhti përkrahjen e tifozëve të AEK-ut ndaj Kosovës.

“Kosova është Shqipëri” ishte mesazhi i tifozëve grek, shkruan Lajmi.net.

Mesazhi vjen pasi tifozët e kanë brohoritur “Kosova është Serbi” në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Young Boys.

Mediumi serb, Kurir.rs e ka cilësuar pankartën si një thikë në zemër të serbëve që ka tronditur tërë Serbinë.

Lexo edhe:  I riu që po kërkohet nga Policia për të shtënat me armë në Gjakovë është djali i ish-policit