Kush janë miqtë nga Gjakova që e rrahen dhëndrrin derisa e bënë për spital
02 Press sot ka raportuar për një konflikt mes familjarëve që ka ndodhur dje në fshatin Rogovë të Gjakovës. 32-vjeçari nga Ferizaj kishte shkuar bashkë me babain e tij që ta marrë bashkëshorten e cila ndodhej në vizitë te familja e saj, por që u sulmua fizikisht nga miqtë e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan janë Isni Gashi 53-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij, Sulltanin 32-vjeç dhe Eduartin 20-vjeç.
Sinjali mëson se me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, 32-vjeçari u përfshi në një debat me miqtë e tij, për shkak ta disa mosmarrëveshjeve të momentit.
Si pasojë e mospajtimeve për çështje ende të panjohura, Isniu bashkë me djemtë Sulltanin dhe Eduartin, kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Tre burrat e familjes Gashi kanë përfunduar në ndalim policor për shkak të sulmit ndaj dhëndrit.
Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ata të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.