Kërcet grushti për borxh në Prizren, 39-vjeçari e bën për spital një person

Vonesa e pagesave të borxhit shpeshherë bëhet mollë sherri mes qytetarëve, duke bërë kështu që intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur konfliktin, të jetë i domosdoshëm.

Një ngatërresë e cila dyshohet se motiv ka një obligim financiar të pashlyer ka ndodhur së fundi në një pompë derivatesh në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 39-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person.

34-vjeçari si pasojë e lëndimeve te marra ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitë policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë.

Si rezultat i kësaj, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim