Big Brother detyron banorin e shtëpisë të shkojë në spital për t’i bërë analizat pas deklaratës për sëmundjen e rrallë

Vëmendjen në spektaklin e sontëm të Big Brother VIP Albania 2 e ka marrë një deklaratë shqetësuese e banorit Luiz Ejlli.

Ky i fundit, ditë më parë derisa ishte në shtëpi, i tha banores Kiara Tito, se vuan nga një sëmundje e rrallë, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë, sonte ai po ashtu deklaroi se kjo në fakt nuk kishte të bëjë me të personalisht por me një shok të tijin; ndërsa vetë Luizi tha se ka dyshime për simptoma të njëjta si ato të shokut që vuan nga tumori.

Anipse rezistoi duke thënë se ka kryer kontrollet e nevojshme para se të hynte në shtëpinë e Big Brother dhe se ndihet mirë, pas kësaj deklarate, produksioni i show-t e ka detyruar Luizin të shkojë në spital për t’i bërë analizat.

Produksioni do të kujdeset që këto analiza të kryhen, dhe të mirret vesh përfundimisht gjëndja e tij shëndetësore.

Një deklaratë e tillë ka shokuar banorët, të cilët po mendojnë se Luizi e bëri një gjë të tillë si mashtrim, për të marrë vëmendje.

Vetë Luizi i kishte thënë Kiarës se në gusht do të fillojë me terapi, dhe se në Big Brother VIP Albania kishte hyrë për t’i fituar paratë e nevojshme për trajtim.

Lexo edhe:  Babai i saj vdiq pak ditë pas akuzave publike, reagon Sara Gjordeni