Përleshje në Mitrovicë, sulmohet me mjete të forta një 50-vjeçar – dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje brutale dhe për pasojë një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga mjetet e forta.

Burimet e sinjalot brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë kanë bërë me dije se viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës, i cili ka dhënë detaje për rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Gërmime në lagjen “Mati 1” për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës