E rëndë: Ky është Qamil Dërmaku që humbi jetën dje pasi u rrokullis me traktor

Dje ka vdekur Qamil Dërmaku nga fshati Shipashnicë e Epërme e Kamenicës pasi u rrokulli me traktor.

I ndjeri, Qamil Dermaku, 52-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor në mal, ku kishte dalë për të marrë dru dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Sipas informacioneve të para, bashkë me viktimën ka qenë edhe djali i tij, që ka shpëtuar, duke marrë lëndime të lehta.

Njoftimin e ka dhënë edhe faqja e këtij fshati.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTAR

Sot, pas një aksidenti ka humbur jetën bashkfshatari ynë Qamil Dërmaku.

Do ta kujtojmë si një njeri të urtë,të respektushëm e shumë puntorë.

All-llahu e shpërbleftë me Xhehnet.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës hap vende të lira pune