Anonimous publikon qindra e-maila të zyrtarëve institucional të Serbisë
Grupi Anonimous sonte në linkun https://twitter.com/YourAnonTV, #Anonimous publikoi qindra e-maila të zyrtarëve institucionalë të Serbisë, të cilët nuk do të duhej të përdoreshin më nga Serbia.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili ka thënë se bashkëpunëtorët e tij në institutin #Octopus e kanë shkarkuar këtë listë, një pjesë të të cilëve po e ndan këtu.
“#Anonimous me gjasë ka vendosur që t’ia pijë gjakun me pambuk Vuçiqit. Nga ajo që më ra në sy ishin emailat për “media” nga shërbimi i inteligjencës së tyre, gjë që dëshmon kontrollin e Vuçiqit/Vulinit me media, përkatësisht kontrollin e pushtetit mbi mediat”, ka shkruar Musliu në Twitter.
Credits: @kr00kkk
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) January 8, 2023