Pastruesja shqiptare vodhi më shumë se 700 mijë euro në vendet ku pastronte, 1 nga “viktimat” punonjëse në Kryeministri
Të paktën 700 mijë euro janë grabitur nga Rozeta Dobi në shtëpitë ku ka punuar si pastruese, ndërkohë që gruaja dhe djali i saj Havier, janë tashmë të arrestuar nga policia.
Pas një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish me vlerë, të gjetura një ditë më parë dhe të grabitura në një banesë në rrugën e Kosovarëve ku gruaja kishte punuar si pastruese, policia njoftoi sot gjetjen e më shumë se 400 mijë eurove në tubimin e aspirimit të banesës Dobi.
Sikurse bëhet me dije nga News 24, pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar, ndërkohë që 120 mijë eurot e grabitura në rrugën e Kosovarëve i përkasin shtetases me inicialet A.K, ish- punonjëse në Kryeministri.