Gucati do të bëjë homazhe në Prekaz

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, sot do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial në Prekaz.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Emin Lati, kryetar i OVL UÇK-së dega në Skenderaj.

“Po, do të ketë organizime. Do të nisemi nga shtëpia në Marinë, do të bëjmë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Lati.

Ai tregoi edhe për aktivitetet e tjera.

“Më pas do të ketë pritje edhe nga komuna e Skenderajt, do të vendosen lule tek busti i komandantit. Fjalime nuk do të ketë”, tha ai.

Gucati mbërriti dje në Kosovë.

Ai u lirua nga burgimi në Hagë, pasi vuajti dënimi prej tre vjetësh.

Hysni Gucati, ishte dënuar me katërvjet e tre muaj burgim për pengim të punës së Gjykatës së Hagës.

Lexo edhe:  Invalidët e UÇK-së pa Fond për proteza, detyrohen të kërkojnë borxhe