LAJMI I FUNDIT: Vetura me targa të huaja u bë copë e grimë, vdes një 35 vjeçar

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.

Sipas Ahmetit, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, ku shihet se vetura është shkatërruar e gjitha teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor i Emergjencës dhe zjarrfikësit.

Lexo edhe:  Rrihet nga klientët menaxheri i një lokali në Skenderaj, dyshohet se ka pasur edhe gjuajte me armë