Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Të premten në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes gjatë ngasjes, sidomos në stinën e dimrit.

Kujdes gjatë vozitjes! Vendosini gomat dimërore.

Lexo edhe:  Jasharaj: S’kemi zgjidhje tjetër pos grevës, Qeveria e refuzoi dialogun