E FUNDIT: Pas 20 ditësh, ndërrohen policët e bllokuar në Jarinje

Para 20 ditësh, një grup policësh morën ndërrimin e punës në kufirin në Jarinje dhe stacionin mobil të Policisë afër këtij kufiri.

Por, barrikadat bënë që ndërrimi i tyre të zgjas 3 javë, pasi çdo rrugë u bllokua, shkruan “Jepi zë”.

E tek sot, ata policë do të kthehen në kampin e Policisë e më pas në shtëpitë e tyre.

Mëngjesin e sotëm u nisën forcat policore, për t’i ndërruar policët e bllokuar në Jarinje.

Gazeta “Jepi zë” ka mësuar ekskluzivisht se ndërrimi u krye para pak minutash.

Siç mësohet, tani me hapjen e rrugës, ndërrimi do të bëhet normalisht në pikën kufitare në Jarinje.

Ndërkohë që në pikën kufitare në Bërnjak, ende nuk dihet kur do të ndërrohen policët, duke ditur që ajo zonë ende nuk është e hapur për qarkullim.

Lexo edhe:  Aksion i Antidrogës në “Linden Bar” në Prizren, arrestohet pronari – kapen rreth 90 doza kokainë