Aksioni i Policisë në Gjilan, kapen me drogë dy persona në parkingun e një marketi

Gjatë mesditës së sotme Policia e Kosovës ka ndaluar dy person në Gjilani, mbanin me veti sasi të konsiderueshme te heroinës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka arrestuar dy person në parkingun e ETC-së në Gjilan, që dyshohet se mbanin me vete sasi te konsiderueshme te drogës.

Të dyshuarit janë dërguar në stacion dhe policia ka nisur hetimet për rastin.

Lexo edhe:  Aktorja e filmave për të rritur: Atë punë e bëja për para, mos t’i kërkoj familjes e mos t’i bi në dorë të tjerëve