Gjuajtje me armë, dyshohet për një të qëlluar – Policia e Kosovës në vendngjarje

Foto: Sinjali

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Nga ky rast dyshohet për një të plagosur.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, në zonë shihen prezente forca të shumta policore.

 

Lexo edhe:  Humb jetën në aksident 39-vjeçari shqiptar në Itali, ishte duke shkuar në punë me motoçikletë