Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Pejë, vetura bëhet ‘llom’

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Prishtinë – Pejë.

Nga pamjet shihet se një veturë është goditur në pjesën përpara që duket me dëmë të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe po merren me rastin.

Nga ky aksident ende nuk dihet se a ka të lënduar, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin.

Lexo edhe:  KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë