LAJMI I FUNDIT: Aeroporti “Adem Jashari” kërcënohet me bombë
Aeroporti “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë”.
“Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.