Serbia i kthen në kazermë automjetet ushtarake që i çoi afër Jarinjës
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq kanë vizituar sot forcat ushtarake serbe në Rashkë.
Sipas mediumit serb N1, pas vizitës dhe fotografive, gjashtë automjetet ushtarake të vendosura dy kilometra larg Jarinjës u kthyen në kazermë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës ministri i serb i Mbrojtjes, ka biseduar me ushtarë serbë, të cilët janë duke kryer detyra përgjatë vijës administrative.
Sot, mediumi serb N1 ka raportuar se në rrugën drejt pikës kufitare të Jarinjës, në Rudnicë nga ana e Serbisë, dy kilometra larg Jarinjës, janë vendosur gjashtë automjete ushtarake (topa me rreze të gjatë veprimi) të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.